Kryetari i bashkise Edi Rama ka inspektuar punimet per rikonstruksionin e infrastruktures ne bllokun numer 45 ne periferi te Tiranes.
Rama premtoi se do te vazhdoje me tej me urbanizimin e zonave me banore te ardhur, nje prioritet ky i bashkise se Tiranes.
“I hapim rruge vijimit te punes, ne nje pjese tjeter po kaq te konsiderueshme duke mbajtur dhe premtimin solemn qe per te gjitha zonat e te ardhurve ne Tirane, te kemi kushte njesoj si ne cdo komunitet te kryeqytetit”, tha Rama.
Ne bllokun numer 45, i cili shtrihet ne afersi te Kamzes eshte bere i mundur asfaltimi i rrugeve, nderhyrja ne ujesjelles-kanalizme, ndricim e te tjera .Ky projekt i cili eshte ne perfundim ka nje kosto prej 158.8 milion leke nga te ardhurat e bashkise se Tiranes.
Top Channel