Pranga gruas se vrasesit te policit

14/10/2009 08:10

Plot 25 celulare te tjere jane kapur dje para se te futeshin ne burgun e sigurise se larte ne Tirane.

Grupi i punes ka nisur hetimet per nje skeme te re, per futjen e celulareve ne burg, ate nepermjet pajisjeve elektroshtepiake, nderkohe qe eshte arrestuar Flora Dajci. Sipas policise, ajo eshte bashkeshortja e Mondi Mulise, i cili eshte denuar per vrasjen e policit Arben Lasku.

Burimet e policise se kryeqytetit bene te ditur se efektivet e sigurise se burgut kane kapur dje 25 celulare te tipit te fundit, teksa familjare te te burgosurit Mondi Mulia po tentonin t’i fusnin ne ambientet e Burgut 313. Burime nga policia e burgut te sigurise se larte bene te ditur se aparatet celulare jane kapur te montuar brenda nje frigoriferi qe kishte adrese qeline e te burgosurit Mulia.

Pas kesaj jane shoqeruar per ne polici familjaret e te denuarit, ndersa eshte vene nen masa te rrepta sigurie dhe vete i burgosuri. Nderkaq, grupi hetimor ka nisur punen per zbardhjen e me shume te dhenave rreth celulareve se kush ishin porositesit dhe se kush do ishin kontaktet e tyre. Celularet konsiderohen mjete rreptesisht te ndaluara ne burgjet shqiptare. Nuk eshte hera e pare qe tentohet futja e celulareve apo lendeve narkotike.

Ne lidhje me aksionin e djeshem, policia e kryeqytetit deklaroi se nga sherbimet e Komisariatit nr. 3 u krye ndalimi i shtetases Flora Han Dajci, 33 vjece, lindur ne Shkoder dhe banuese ne Tirane. Ndalimi i saj u be sepse rreth ores 14:30 eshte kapur ne flagrance nga sherbimet e policise te Burgut 313, ku gjate kontrollit te frigoriferit qe kishte futur ne burg, iu gjeten 25 celulare te tipeve te ndryshme, 25 karikues telefoni, 5 spina karikuesish, nje kufje me fisha USB-je dhe nje celes anglez.

Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan sendet e mesiperme. Sipas policise, e arrestuara eshte gruaja e te denuarit Mondi Mulia. Ky i fundit u arrestua ne fillim te ketij viti, pasi kerkohej per vrasjen e policit Arben Lasku gjate trazirave te vitit 1997 ne Lac te Vaut te Dejes. Vrasja e policit Arben Lasku ndodhi kur ai ishte me sherbim prane shkolles se mesme te ketij fshati. Ne nje raport te policise mbi ngjarjen thuhet se “diten kur ndodhi vrasja, Arben Lasku, 26 vjec, ishte me sherbim i caktuar per mbrojtjen e shkolles se mesme ‘Deshmoret e Zones’ ne Lac te Vaut te Dejes.

Ne kohen kur ne shkolle zhvillohej provimi banda e perbere nga te pakten tre veta, qe kryenin grabitjen e banesave ne zone, i eshte afruar shkolles dhe ka qelluar me arme ne drejtim te efektivit te policise, duke e goditur ate ne koke”. Per disa vite ai i kishte shpetuar drejtesise, por sivjet u arrestua dhe u dergua ne qeli. Megjithate, ky nuk eshte rasti i pare qe futen celulare ne qeli.

Vetem pak dite me pare, pikerisht ne daten 9 tetor, u arrestua nje 22-vjecare nga sherbimi i sigurise dhe i kontrollit te sendeve te Burgut 313, ndersa tentonte t’i kalonte te fejuarit te saj disa celulare. 22-vjecares nga Durresi i jane gjetur gjate kontrollit 36 telefona te fshehur ne frigoriferin qe tentoi ta fuse ne qeline e te fejuarit. Nderkohe, policia ka nisur hetime intensive per skemen e re qe po perdoret per futjen e mjeteve te ndaluara ne qelite e burgut te sigurise se larte.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta