
Nepermjet nje komunikate per shtyp, KKRT ka bere te ditur konstatimin e shkelesve dhe disa masa te marra. KKRT njofton se jane bere inspektime te shumta gjate muajit shtator te rreth 30 operatoreve kabllore, nje shifer kjo sipas vete KKRT perafersisht sa gjysma e kesaj kategorie operatoresh, ku jane vene re disa shkelje.
Nente prej ketyre operatoreve kane marre masa paralajmeruese, ndersa 6 te tjere jane ndeshkuar me gjoba, nderkohe qe sipas masave ndeshkimore te parashikuara ne ligj, perseritja e ketyre shkeljeve con deri ne revokimin e licenses.
KKRT shton ne komunikaten per shtyp qe inspektimet do te vazhdojne ne menyre intensive dhe masat do te vijojne te pershkallezohen ne rast perseritjeje te ketyre shkeljeve.
Permes njoftimeve te saj, javet e fundit KKRT i kerkon operatoreve radiotelevizive qe te njihen me kushtet, rregullat dhe ligjin mbi te cilin ushtrojne aktivitetin, ne nje kohe kur keta operatore duhet te kene marre dijeni dhe te jene njohur me ligjin ne momentin e marrjes se licenses, dhe jo pas disa vitesh qe ushtrojne.
Ne te njejten kohe autoriteti mbikqyres i Radio Televizioneve ka kerkuar dhe bashkepunimin e strukturave te tjera shteterore, qe jane te ngarkuara nga ligji, per ekzekutimin e masave te marra.
Nga ana e tyre, DigitAlb dhe SuperSport kane bere te ditur se do te vazhdojne monitorimin e operatoreve kabllore dhe do te denoncojne cdo rast piratimi apo vjedhje te programeve per te cilat zoterorjne te drejtat e transmetimit.
Top Channel