Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, eshte ne vendin e 10-te ne klasifikimin e “Hottest Head of State”, qe liston mbreterit, kreret e shteteve e te qeverive me seksi ne planet.
Nuk dime nese eshte bere ndonje lloj tjeter klasifikimi me pare, po mesa duket ky eshte vendi me i mire qe ka fituar nje drejtues shqiptar.
Ne listen e publikuar edhe nga mediat italiane, (hottestheadsofstate.wordpress.com/list/) me hak vendi i pare i takon kryeministres ukrainase Yulia Tymoshenko (edhe pse per te jane vendosur foto te 25 viteve me pare!)
Vendi i dyte shkon per kryeministrin norvegjez Jens Stoltenberg,i cili duket si aktor Hollywood,ndersa medalja e bronxit per mbretin e Bhutan, Jingme Khesar Namgyel Wangchuck.
Presidenti yne renditet i 10-ti duke lene pas Obamen (ne vendin e 15-te) dhe Putin (ne vendin e 18-te).
Me pas lista vijon me Sarzoky, ndersa Ahmadinejad ndodhet ne vendin e 48-te.
Top Channel