Kunguj gjigande deri ne 2 metra

14/10/2009 20:05

Fenomen jashtetokesor apo nje shaka e natyres? Ende nje mister ajo cka po ndodh ne kopshtin e nje banori te fshatit Abazaj, ne Kruje.

Ne platacionin e tij po rriten kunguj gjigande.

“Kemi mbjelle shume perime te ndryshme, por kungujt kane pesuar nje rritje jashte normales”, rrefen pronari i kopshtit teksa mban ne dore nje prej bimeve qe arrin nje lartesi rreth 2 metra ne nje lidhje te drejperdrejte ne emisionin “Pasdite ne Top Channel”.

Ai rrefen se nuk ka kryer asnje sherbim te vecante qe ka cuar ne fenomenin e cuditshem.

“U eshte bere i njejti sherbim si nje vit me pare”, thote banori.

Ai thekson se kungulli eshte i ngrenshem dhe ka nje shije shume te mire.

Top Channel