Berlusconi: Blair, personi i duhur per drejtimin e BE

14/10/2009 17:45

Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka shprehur miratimin e tij ndaj propozimit per caktimin e Tony Blair si president te Bashkimit Evropian.

“Zoti Blair ka kredencialet e duhura dhe duhet ta marre ate pune sa me shpejt te jete e mundur legalisht dhe politikisht”, citohet Berlusconi nga gazeta italiane “Il Foglio”.

Berlusconi ka pohuar gjithashtu se ndryshimet e menyres se si po qeveriset BE mund te lene nje “trashegimi te mire politike” per Evropen.

Tony Blair, kryeminister i Britanise deri ne vitin 2007, aktualisht eshte i derguari i paqes per ne Lindjen e Mesme.

Presidenca e BE duhet te krijohet ne baze te parimeve te Traktatit te Lisbones, i cili duhet te ratifikohet edhe nga Republika Ceke.

Ka pasur shume spekulime mbi kandidimin e zotit Blair per kete post, por ai vete nuk ka konfirmuar asgje.

Zgjedhja e presidentit do te behet nga kreret e qeverive te vendeve anetare te Bashkimit Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA