Kryeministri Sali Berisha urdheroi Ministrine e Transporteve qe brenda vitit te hape tenderin nderkombetar per ndertimin me koncension te Unazes se Madhe te Tiranes, e cila sipas kryeministrit duhet te ndryshoje dhe trajektoren nga projekti ekzistues.
“Ky eshte nje projekt qe kap vlera shume te medha dhe rruga mund te shkoje edhe 30 kilometra. Ne do te marrim persiper rriskun e trafikut”, u shpreh Berisha.
Kjo deklarate e kryeministrit duket se do te nxehe serish debatin politik mes bashkise se kryeqyteti dhe qeverise i cili ka qene jo pak here i ashper dhe me kosto te larte financiare.
Rama: Berisha po prish pune
Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, e cilesoi deklaraten e kryeministrit si nje tjeter nderhyrje ne pavaresine e pushtetit vendor.
“Bashkia e Tiranes ka projektin, ka gati kredine dhe ka gjithcka i duhet prej kohesh. Edhe sot unaza e madhe mund te ishte realitet, po kryeministri yne nuk e ka mendjen te punet e tij, ndersa shkel te drejtat e te tjereve”, thote Rama.
Varianti i lajmeruar nga kryeministri parashikon ndertimin e unazes nga kompani private, te cilat nuk paguhen nga buxheti i shtetit, por te ardhurat e tyre i marrin direkt nga qytetaret kundrejt tarifes per perdorimin e kesaj rruge.
Top Channel