Puna komode ne zyren e tij dhe vitet mbi supe kane peshuar shume ne shendetin e ish Terminatorit, Arnold Schwarzenegger, tashme jo me aktor por guvernatori i shtetit me te pasur amerikan, ne Kaliforni.
Faqja e internetit Drudgereport ka publikuar nje foto qe krahason fizikun e Schwarzenegger ne kohen e shkelqimit te tij dhe nje foto te koheve te fundit ku diferencat jane pothuajse radikale. Kjo ka bere qe “Schwarzy” te firmose nje ligj qe ndalon fotografimin e paparaceve.
Ne baze te ketij rregulli te ri, fotografet jo vetem qe do gjobiten por edhe do paditen ne gjyq bashke me mediat per te cilat punojne, nese do thyejne kodin e privatesise se personave.
Kohet e fundit Arnold Schwarzenegger po kalon momente te veshtira edhe me partine e tij Republikane pasi ai mbeshtet politikat e gjelbra te presidentit Obama, madje edhe reformen ne shendetesi.
Top Channel