
Ne Gjykaten e Krimeve te Renda eshte zhvilluar sot seanca e radhes per ceshtjen “Remzi Hoxha”, ku ka qene e pamundur sipas parashikimeve lidhja me video-konference nga Holanda me deshmitarin e saj, Avdyl Loshaj.
Mesohet se personi qe ndodhej me biznesmenin shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha dhe Ziso Kristopulin kur jane torturuar nga SHIK se bashku, mund te deshmoje vetem me ane te nje leter-porosie dhe jo me video-konference direkt.
Nese video do te realizohej, atehere ai do te mund te pyetej direkt nga prokuroret e ceshtjes, gje e cila do te conte ne ndihme te zbardhjes se saj, por mesa duket, nje gje e tille eshte e pamundur. Gjyqtaret bene me dijeni se procedura do te kryhet permes nje leter-porosie, ku do te nisen drejt Holandes te gjitha pyetjet ndaj deshmitarit dhe ai pritet te nise, po te shkruara, pergjigjet me detajet rreth tyre.
Avdyl Loshaj, i rrembyer ne vitin ‘95 se bashku me Remzi Hoxhen dhe Ziso Kristopulin, ka mundur te arratiset nga Spitali Ushtarak kur u dergua i plagosur pas hedhjes nga kati i 3-te i godines se SHIK-ut ne Tirane. Nderkaq, deshmia e vetme e seances se sotme ka qene ajo e nje punonjeseje te punishtes se duraluminit “Albatros”, ne pronesi te biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.
Duke rrefyer momentin e rrembimit, ajo ka treguar se ka pare dy persona qe zbriten prej makines, e qe kane kapur prej krahesh pronarin dhe e kane futur ne te. Avdyl Loshaj eshte marre peng ne te njejten kohe kur SHIK akuzohet se rrembeu edhe Ziso Kristopulin dhe Remzi Hoxhen. Pasi u ndalua ne Qytetin Studenti, ne tetor 1995, Loshaj u mbajt ne te njejtin ambient ku u mbajten edhe Ziso Kristopuli dhe Remzi Hoxha.
Ky i fundit eshte zhdukur pasi u dergua ne Vain te Lezhes dhe u mor ne pyetje per dy dite nga agjentet e SHIK-ut. Loshaj u arratis nga qelite duke u hedhur nga dritarja dhe me pas u largua nga Shqiperia, duke u vendosur ne Holande.
Top Channel