Shoqeria civile, raport per pikat e MSA-se

13/10/2009 20:15

Sipas nje raporti te pergatitur nga disa aktore te shoqerise civile, Shqiperia ka perparuar ne zbatimin e Marreveshjes se stabilizim-asocimit, por mbetet ende per te bere.

Ne lemin e politikes, raporti ben ne me te shumten e heres konstatime te pergjithshme te ngjarjeve qe kane ndodhur vitin e fundit ne Shqiperi. Por duke numeruar nismat ligjore te parlamentit, arrin ne perfundimin se jeta parlamentare ka qene relativisht produktive.

“Kuvendi nuk ka kapacitetet e duhura administrative per te kontrolluar perafrimin e legjislacionit. Kodi Zgjedhor paraqet mangesi, sic eshte mosperfshirja e referendumeve apo mosreflektimi i disa rekomandimeve te Komisionit te Venecias. Emerimet ne sherbimin civil vazhdojne te behen nen ndikimin politik dhe me procedura jo transparente, pasi shpesh konkurset behen fiktive. Sistemi i drejtesise eshte ne reformim te vazhdueshem, por lipsen te kalohen disa ligje te rendesishme. Statusi dhe funksionet e administrates gjyqesore eshte nje kerkese e vazhduesheme e dokumenteve te partneritetit europian me Shqiperine”. Po ashtu duhet kaluar edhe ligji per gjykaten admininistrative, per te cilin do te duheshin edhe votat e opozites”, thuhet ne raport.

Por Shqiperise, sipas raportit, i duhet nje strategji afatgjate per reformen ne drejtesi. “Nje nga masat qe e cila ka rezultuar e suksesshme sipas raportit, dhe qe ka permiresuar bashkepunimin dhe bashkerendimin ne fushen e antikorrupsionit, eshte ngritja e njesise se perbashket per hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit ne prokurorine e Tiranes”. Raporti ve ne pah se reforma ne sistemin e burgjeve ka shenuar perparime, por nevojitet perforcimi i sherbimit te proves dhe bashkepunimi me aktore te qeverisjes vendore dhe OJF-te.

“Permiresime ka pesuar edhe infrastruktura e paraburgimit, por gjendja e dhomave te shoqerimit ne komisariate ne disa raste mbetet e problematike”. Raporti ve re arritje edhe ne kuadrin ligjor ne fushen e konkurrences, politikave te punesimit dhe respektimin e detyrimeve qe rrjedhin nga anetaresimi ne Organizaten Boteore te Tregtise. “Sfida per te ardhmen mbetet zhvillimi i bujqesise, lufta kunder droges, krimi i organizuar dhe trafiqet ilegale”, nenvizohet mes te tjerash.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta