PS, kryesia kunder pjesemarrjes ne zgjedhje

13/10/2009 19:50

Ka perfunduar mbedhja e kryesise se Partise Socialiste e cila ka vendosur per t’ja lene asamblese se pergjithshme vendimin perfundimtar per futjen ose jo ne zgjedhjet e pjesshme lokale. Nderkohe qe shumica e anetareve te kryesise kane qene kunder pjesemarrjes.

Ne perfundim te takimit, kryetari i PS-se, Edi Rama e cilesoi kete vendim te kryesise si te natyrshem.

“Vendi nuk mund te merret peng nga nje pushtet familjar. Vota dhe demokracia nuk duhet te deformohen”, theksoi kreu i selise roze.

Ne kete mbledhje kane mbizoteruar dy qendrime kunder, njeri prej te cileve i mbeshtetur nga deputeti i PS-se, Ben Blushi i cili ka deklaruar se rruga e vetme per PS-ne eshte futja ne parlament dhe pjesemarrja ne zgjedhje.

“U morr vendimi personal i Rames”, tha Blushi.

Ai eshte shprehur edhe kunder nismes se ndermarre nga partia e tij per mbledhjen e firmave per hapjen e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Sipas tij, kete pushtet e ka qofte edhe nje deputet i vetem i PS-se, nese kthehet ne parlament.

“PS ka 65 deputete dhe secili prej tyre ka mundesi te nise nje nisme ligjore dhe nuk ka kuptim qe deputetet e PS-se t’i delegojne voten qytetareve. E vetmja rruge ligjore eshte qe ta kushtezonin edhe prezencen e tyre ne parlament me diskutimin e ketij ligji”, eshte shprehur Blushi.

Nderkohe anetaret e kryesise, Valentina Leskaj e Arta Dade jane shprehur kunder pjesemarrjes ne zgjedhjet lokale dhe kunder futjes ne parlament.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta