Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Ne kerkim te nje jete te re, irlandeze te shekullit te kaluar, italiane te viteve ‘20, miliona europiane e se fundi…shqiptaret e rinj te ketyre dy dekadave udhetuan pertej Atlantikut.
Artan Stefanaj eshte nje prej shqiptareve qe ka lakmuar ta arrije endrren pertej-oqeanike. Rruge te cilen shume njerez e kane realizuar nepermjet lotarise amerikane. Nje mekanizem qe terheq punetore te profesioneve te ndryshme drejt kontinentit te ri.
“E kam perfytyruar si cdo shqiptar. Nje vend i bukur, i endrrave qe ploteson cdo deshire”, shprehet Artani. Do te ishte lotaria ajo qe shortoi si fitues per te shkuar ne SHBA edhe Artanin. Pak muaj me pare, ky i ri mesoi krejt rastesisht se ishte nje nder aplikantet e pranuar. Edhe pse jo ne rrethana shume kushtezuese, Artani vendosi ta provoje kete jete.
Por, Amerika nuk rezultoi per te sikurse per shume shqiptare, vendi i mundesive te pafundme. “Shkova ne Amerike por u ktheva sepse shteti ishte ne krize dhe shume njerez po humbisnin vendet e punes”, shton ai. Jeta qe ben ne Shqiperi, i ofron Artanit ate qe quhet qetesia e shtepise. Edhe pse jo per shume kohe.
35 vjecari e ka prekur endrren e tij. Pak zhgenjyese nga perfytyrimet, por gjithesesi, mbartese e shpreses qe nuk i braktis kurre shpirtrat sipermarres. Amerika eshte nje metropol i madh dhe te ambientohesh me jeten dhe shoqerine nuk eshte e lehte. Megjithate pasi shkova atje mora gjithe dokumentat e nevojshme. Persa kohe nuk e gjeta veten u riktheva ne Shqiperi. Mendoj qe e ardhmja ime te jete SHBA-ja”, pohon Artani. Te fillosh nje jete te re gjithmone eshte e veshtire. Ndoshta keshtu ndodh edhe kur ngrihesh nga toka ne parajse.
Top Channel