
Nje defekt ne sistemin operativ “Snow Leopard” te “Apple” mund te fshije te gjitha te dhenat e perdoruesve.
Kane qene vete drejtuesit e kompanise qe kane pranuar kete problem.
“Jemi ne dijeni te problemit qe eshte verifikuar ne nje numer shume te rralle rastesh dhe po punojme per gjetjen e nje zgjidhjeje”, eshte shprehur ndermarrja e Steve Jobs ne nje komunikate.
Rreziku eshte me i madh kur perdoruesi kalon nga “user” ne “admin”, nje praktike kjo qe ne shume raste ka fshire te dhenat e shume personave.
Per momentin “Apple” po teston perditesimin e dyte te sistemit operativ dhe mendohet se kompania do te perkujdeset edhe per kete problem ne sistemin e vete operativ.
“Snow Leopard” eshte leshuar ne fund te gushtit.
Sipas “Net Applications”, me 30 shtator sistemi ishte instaluar mbi rreth 11 perqind te kompjuterave qe ekzistojne ne bote.
Top Channel