Moske-Pekin, arrihet marreveshja tregtare

13/10/2009 09:55

Kina dhe Rusia kane nenshkruar gjate dites se dyte te vizites se kryeministrit Vladimir Putin ne Pekin, nje marreveshje ne sektorin e tregtise qe kap vleren e 3.5 bilione dollareve.

Rreth 40 kontrata u nenshkruan nga biznesmene dhe zyrtare te shumte ruse dhe kineze, ka bere te ditur zevendeskryeministri rus Alexander Zhukov.

Por ai ka theksuar se nuk eshte arritur nje marreveshje persa i perket energjise, ceshtje e cila vazhdon te jete ne diskutim e siper.

Rusia eshte e prirur qe te fuqizoje ekonomine e saj, per te cilen presidenti Dmitri Medvedev ka thene se do te bjere me 7.5 per qind deri ne fund te 2009-es.

Moska shpreson t’i shese me shume nafte Kines, qe eshte vendi i dyte ne bote persa i perket konsumimit te energjise elektrike.

Zevendeskryeministri Zhukov tha per gazetaret se marreveshjet perfshijne dy huadhenie prej 500 milione dollaresh secila, qe do te shkojne nga bankat kineze tek institucionet financiare ruse.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta