Lece, 15 vjet burg per shqiptaret me marijuane
13/10/2009 20:50
15 vjet burg per dy shqiptare te kapur me 52 kg marijuane te paketuar ne pako.
Shqiptaret e denuar jane 24 vjecari Kreshnik Hysaj dhe 46 vjecari Gramoz Zyko te cilet do qendrojne respektivisht 9 dhe 6 vjet pas hekurave te burgut. Dy shtetasit shqiptare u arrestuan ne 27 prill te ketij viti nga karabinieret e Kozaranos ne afersi te nje spitali.
Ata po diskutonin me njeri tjetrin, por sapo vune re forcat e rendit jane munduar te largohen me shpejtesi. Droga u gjet ne nje qese te madhe te zeze e paketuar ne 52 pako.
Top Channel