
Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ndodhet ne Moske per bisedime me homologun e saj rus Sergei Lavrov.
Nje zyrtar i Departamentit te Shtetit tha se Klinton do te shtronte pyetjen se çfare lloj presioni eshte e gatshme qe te mbeshtese Rusia nese Irani nuk permbush detyrimet.
Se fundi, Teherani njoftoi se do te pranonte inspektoret berthamore te OKB-se ne nje uzine bunker per pasurimin e uraniumit, por nese bisedimet deshtojne, komuniteti nderkombetar duhet te kete nje plan B, pra sanksionet.
Sipas BBC, Uashingtoni ka shprehur kenaqesi per bashkepunimin e koheve te fundit me Rusine, e cila tradicionalisht ka qene kunder sanksioneve me te ashpra ndaj Teheranit.
Presidenti rus, Dimitri Medvedev e la te kuptohej nje ndryshim i ketij qendrimi pasi u mesua ekzistenca e uzines nentoksore ne Iran.
Mesohet se presidenti Medveden e ka ftuar ne rezidencen e tij private ne periferi te Moskes zonjen Klinton, per te biseduar mbi ceshtjen e Iranit.
Nje teme tjeter diskutimi pritet te jete ajo e reduktimit te mëtejshëm të arsenalit bërthamor të të dy vendeve.
Top Channel