
Kenga e re e Michael Jackson nuk eshte vertet e tille. “This Is It” bazohet ne tekstin e shkruar ne vitin 1983 nga Paul Anka qe u kendua nga kengetarja Safire me titullin “I never heard” ne vitin 1991.
Edhe pse kompania Sony pretendoi se kjo kenge ishte shkruar kohet e fundit, nuk eshte e vertete. Anka ka kerkuar 50 % te fitimeve te albumit te ri me te njejtin titull dhe palet kane arritur menjehere nje marreveshje cka e mbylli ceshtjen pa shkuar ne dyert e gjykates.
Sipas gazetes “New York Times” Anka dhe Jackson punuan per kengen ne vitin 1983 dhe kjo kenge duhej te kishte perfunduar ne albumin e Anka-s, por Michael e mori regjistrimin.
“This Is It” bazohet ne nje demo me nje ze dhe pianoforten e Jackson se ciles i eshte shtuar edhe nje pjese orkestrale dhe kori i vellezerve te Jacko. Per t’u cuditur eshte fakti se Michael nuk e pelqente kete kenge, duke mos e perfshire ne asnje album.
Top Channel