
“Ai e kercenonte gjithmone, i thoshte qe do te te vras, do te te heq zvarre”.
Ky eshte rrefimi i Flores, gruas 48 vjecare qe ka luftuar edhe me vdekjen e djalit te saj per ta risjelle ne jete.
Nje vit me pare Stiv Melciza, qe tani jeton ne gjendje vegjetative, u sulmua nga nje 25 vjecar italian per motive racizmi. Ishte me i miri i shkolles, gezonte respektin e bashke-moshatareve dhe dashuronte nje vajze, shtetase italiane ne nje province ne Savona. Kishte mbushur 19 vjec dhe sapo kishte dhene provimet per te hyre ne fakultetin e Mjekesise.
Por shkelqimi i momentit u eklipsua nga kercenimet e vazhdueshme, derisa naten e 22 tetorit, ai sulmohet puthuajse per vdekje. “Ky personi ka shkuar te makina, me gjakeftohtesi ka marre nje hekur 55 cm te gjate, nderkohe qe djali po fliste me vigjilanten, ky e ka gjuajtur nga prapa”, shprehet mamaja e tij Flora. Nje dite me pas, motra e tij Anjeza, ne “Studio Aperto”, do te denonconte publikisht autorin.
“Ishte nje djale i shkelqyer”, do te shkruante shtypi italian, ndersa i referohej gjendjes shendetesore te Stivit pas sulmit. Flora, nena e tij kujton se i riu ishte ne qender te vemendjes dhe ne ate kohe dukej sikur “bota rrotullohej rreth tij”.
“Djali shoqerhej me shoke e shoqe italiane ishte shume i dashur dhe e donin te gjithe”, shton ajo. Stivi jetoi nje jave ne koma, pasi iu nenshtrua dy operacioneve kirurgjikale ne tru. Flora thote se mjeket italiane bene mrekulline. Por pavaresisht zgjimit, Stivi tani ka humbur kujtesen, te folurin dhe ka te demtuar vatren pergjegjese per reagimet.
“Mjeket arriten te mos kalonte ne hemoragji celebrale sepse kishte nje arterie te keputur dhe ishte kocka e care. Nje pjese e kockes kishte hyre ne thellesi te trurit dhe i ka nxjerre ate pjese qe sherben per te foluren dhe per te kuptuaren”, shton Flora. Nje proces gjyqesor ka nisur ndaj autorit, Livio Panizzi, 25 vjec. Flora thote se ai ka marre denimin, por procesi po shtyhet ne Gjykaten e Apelit.
“I dhane 10 vjet per tentative vrasje dhe 5 vjet per racizem. Nga prinderit e tij nuk kemi marre asnje telefonate”, pohon e ema e shqiptarit fatkeq. Flora bashke me djalin, prej dy muajsh jane kthyer ne Tirane, jetojne ne nje shtepi ne lagjen “Komuna e Parisit”. Ajo perkujdeset per te gjate 24 oreve per ta ushqyer, per ta pastruar, duke i folur sikur te ishte femije. “Shteti italian nuk ka dhene ate qe i takonte djalit sepse sipas tyre kane ndryshuar ligjet edhe pse ne kishim 17 vjet aty”, shton ajo.
Per Stivin ka nje shprese, nje nderhyrje ne nje prej klinikave private ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Flora thote se kontaktet jane vendosur dhe operacioni kushton 170 mije euro, ndersa behet fjale per rikuperim te djalit ne mase te konsiderueshme. Ditet prane Stivit per Floren i ngjajne njera-tjetres. Ajo thote se ka vendosur te jetoje ne Tirane, ne vendin ku Stivi e la ne moshen 3 vjecare, me shpresen qe ajo do t`i dhuroje nje dite gjuhen e harruar dhe ditet e bukura. “Ne Tirane une kam ardhur dhe here te tjera ndersa me djalin per here te pare. Me vjen shume keq qe erdhi ne kete gjendje. Dua ta heq nga mendja qe Stivi eshte ne kete gjendje”, thote me kesardhje Flora. Nuk do te rreshte kurre se foluri Stivit, duke i treguar boten dhe do te rrije me te derisa sa zemra e tij te rrahe. Ky eshte betimi i Flores per vehte dhe premtimi si nene.
Top Channel