“Nene Tereza”, India hedh poshte kerkesen e Shqiperise

13/10/2009 22:35

India hodhi poshte kerkesen e Shqiperise per dorezimin e  eshtrave te Nene Terezes, me origjine shqiptare, qe u njoh nga e gjithe bota si murgesha katolike e Kalkutes.

Nje zedhenes i Ministrise se Jashtme te Indise, tha se Nene Tereza ishte qytetare e Indise dhe se eshtrat e saj po pushojne ne vendin e vet. Sipas tij, dergimi i eshtrave te bamireses se madh ne nje vend tjeter, as nuk shtrohet fare ne diskutim.

Me kete pohim, zedhenesi iu pergjigj nje kerkese te kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha, qe i kerkoi Indise eshtrat e Nene Terezes. Shqiperia donte qe eshtrat t’i dorezoheshin me rastin e 100 vjetorit te lindjes se saj ne gusht te 2010-tes.

Agnes Gonxhe Bojaxhiu lindi ne nje familje shqiptare me banim ne Maqedoni dhe ne vitin 1929 ajo shkoi ne Indi, ku u be qytetare e atij shteti. Nene terezes iu dha ne 1979-ten Nobeli i Paqes per dedikimin e jetes se saj ne ndihme te te varferve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta