Argjentina kryqezn Lionel Messi-n pavaresisht suksesit ne kohen shtese te arritur ndaj Peruse.
Shtypi vendas hedh shigjeta ndaj “pleshtit”, duke e akuzuar ate per mosimpenjim me fanelen bardhekalter. “Ole”, “La Nacion” dhe “Clarin” jane vetem disa prej gazetave qe ne qender te analizave dhe kritikave kane sulmuesin e Barcelones duke shkruar se Messi nuk merr pergjegjesite qe i takojne.
Sipas mediave, Argjentina e transformon sulmuesin ne nje lojtar te nivelit normal, madje me pak se kaq, “nje deshtim”. “Fshihet shpesh here dhe nuk merr pergjegjesi. Nuk eshte Maradona dhe kete ai e di”, shkruan “Ole”.
“Edhe nje here Messi nuk ka dhene gjithcka me fanelen e kombetares. Nuk arrin ta beje nje gje te tille prej shume kohesh”, nenvizon “La Nacion”. Me tone me te ashpra vijon “Clarin” qe shkruan se me fanelen e Argjentines, Messi nuk eshte transparent.
Top Channel