“Paranormal Activity”, sukses ne SHBA

12/10/2009 11:20

Mediat amerikane e percaktojne si “Projektin e  ri Blair Witch”, duke e krahasuar me filmin qe beri buje ne 1999 prodhuar nga nje buxhet 60 mije dollaresh, por qe zbrazi xhepat e gjithe botes duke grumbulluar shifren impresionuese te 250 milione dollareve.

Kesaj radhe behet fjale per “Paranormal Activity” qe me nje buxhet prej 15 mije dollaresh eshte surpriza e vertete e kesaj jave ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Premiera u dha ne mesnate, megjithate sallat ishin plot. Shperndaresi “Paramount” eshte i bindur se ka ne duar nje prej hiteve te rralla qe ndodhin nje here ne 10 vjet.

Filmi eshte xhiruar me kamera ne shpatull dhe aktoret interpretojne veten e tyre.

Per te terrorizuar spektatoret dhe per te rritur nivelin e ankthit, gjate transmetimit te filmit degjohen edhe zhurma te tjera jashte ekranit.

Top Channel