Elbasan, festival i baletit

12/10/2009 12:10

Koreografi Gjergj Prevazi ka marre cmimin e pare ne festivalin e baletit mbajtur gjate fundjaves se kaluar ne Elbasan.

Ai eshte paraqitur ne kete festival me me dy pjesë koreografike te interpretuara nga Albania Dance Teatër, dhe nga trupa e Baletit Nacional të Kosovës, ndërsa ka marrë çmimin e dytë për krijimtarinë koreografike, Artan Ibërshimi dhe çmimin e tretë koreografja Elda Logu.

Tre çmime janë shpërndarë edhe për interpretuesit më të mirë, ku çmimin e parë e ka marrë solisti i i trupës “Albania Dance Teatër”, Elton Çefa, me çmimin e dytë është vlerësuar balerina Elda Logu, ndërs me çmimin e tretë balerini Besmir Skura.

Në edicionin e parë të këtij festivali morën pjesë nëntë trupa mes tyre edhe Teatri i Operas dhe Baletit” i cili përshëndeti shfaqjen, si dhe trupat e “Akademisë së Arteve” në Tiranë.

Por dhe trupa nga Italia, Hollanda, Kosova. Ky festival synon dhenien e mundesise per koreografet e rinj per te patur nje mundesi me shume ne karrierern e tyre. Organizatoret premtojne se cdo vit ne teatrin skampa te qytetit te elbasanit do te risjellin kete eveniment.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA