Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Cameron Diaz eshte perkushtuar pas rolit te saj te ri ne filmin “The Box”, ne te cilin do te luaje rolin e nje nene.
Per kete, aktorja e Hollywood-it po kalon kohe prane prinderve te regjisorit te filmit, Richard Kelly, per t’u pergatitur per personazhin e saj.
Aktorja thote se karakteri qe do luaje, Norma, ishte bazuar ne mamane e Kelly, keshtu qe ajo vendosi te qendroje prane saj per te perfituar shprehite dhe gjestet e nevojshme.
“Norma dhe bashkeshorti i saj Arthur – i cili do te luhet nga James Marsden – jane bazuar tek prinderit e Richard. Babai i tij ka bere te njejten pune qe ka bere edhe Arthur dhe Norma ka te njejtin defekt te kembes qe ka edhe mamaja e tij”, eshte shprehur Diaz.
“Filmi flet per historine e tyre te dashurise”, shton aktorja, e cila thekson se kete rol nuk e ka zgjedhur per audience apo per sukses komercial.
Top Channel