Arrest me burg ekstremistit shqiptar

12/10/2009 18:25

Gjykata e Tiranes ka dhene masen e sigurise “arrest me burg” per shtetasin Artan Kristo, i akuzuar per nxitje te terrorizmit.

Vendimi i trupit gjykues erdhi pasi prokuroria provoi se Kristo ishte i perfshire ne akte terroriste.

Ai ishte perfaqesues i fondacionit “Al Haramain”, i konsideruar si nder financuesit kryesore te terrorizmit nderkombetar.

Pavaresisht denimit, pala e akuzes ka bere te ditur se do te vazhdoje hetimet per shtetasin shqiptar.

Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullai, eshte arrestuar nga policia ne Durres, pas nje urdher-arresti te leshuar nga gjykata e Tiranes.

Ai hetohej prej afro tre muajsh nga prokuroria e kryeqytetit nen akuzen e nxitjes, thirrjes publike dhe propagandes per kryerjen e veprave me qellime terroriste.

Kristo, me banim ne Durres, ishte denoncuar nga disa besimtare, pasi permes nje faqeje interneti te quajtur Albselefet, e perdorur nga te ashtuquajturit grupet e rinj te besimtareve myslimane, bente propagande per sulme terroriste.

Prokuroria nuk jep detaje konkrete mbi thirrjen dhe apelin qe u ka bere Kristo besimtareve permes internetit, por thote se ai ka qene perfshire me heret ne listen e personave te vene nen vezhgim, pasi bente pjese ne rrymat me tendenca ekstremiste te besimit mysliman ne Shqiperi.

Albselefet, nje faqe dedikuar nje rryme ekstremise te besimtareve shqiptare, hapet vetem per anetaret e regjistruar dhe permes saj Kristo leshonte apele per perdoruesit.

Burime prane prokurorise se Tiranes bejne te ditur se denoncimi i ardhur prane ketij institucioni u mor me shume seriozitet nga organi i hetimit per shkak se per kete ceshtje kishte nje interesim edhe nga struktura te sherbimeve amerikane.

Ai i leshonte thirrjet ne nje tjeter emer dhe hetimet e prokurorise cuan pikerisht tek ai. Pas nxjerrjes se urdher-arrestit, polcia nisi kerkimet ne Durres dhe Kavaje dhe beri te mundur ndalimin e Kristos ne qytetin e tij te banimit, ne oren 16.30 te se henes.

Kristo kishte punuar edhe ne Komunitetin Mysliman Shqiptar dhe ishte pjesetar i grupit qe kundershtonte lidershipin e ketij komuniteti.

Ai ishte ne listen e te dyshuarve edhe per vrasjen e ish-sekretarit te pergjithshem te ketij komuniteti Sali Tivari, ne vitin 2003. Por hetimet nuk zbuluan prova dhe Kristo nuk u implikua ligjerisht ne kete vrasje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA