Alma Perllaku eshte nje e re simpatike por edhe nena e nje vajze te vogel. Shpesh here detyrohet ta lere femijen tek gjyshja per tu bere gati per rruge…ose per qiell.
Ajo eshte nje nga stjuardesat qe mund te ndeshni ne nje fluturim tuajin. Almes i duhet te lere vajzen e vogel duke qare e me pas te niset.
“Pashe nje emision qe fliste per stjuardesat. E kam pasur gjithmone nje deshire qe te behem stjuardese dhe ate dite me lindi vrullshem kjo deshire. Ne punen qe beja si recepsioniste erdhi nje kapiten qe kerkonin stjuardesa. Pergatita nje CV-ne dhe fatmiresisht u pranova. Heren e pare isha nen vezhgimin e shefes. U futen pasagjeret, beme kontrolllin e kabines, por me miresjellje dhe buzeqeshje, e kalova”, shprehet Alma.
Deri tani per te gjithcka duket si fushe me lule, por te papriturat jane te pafundme. Kur udheton 8000 metra larg nga toka, asgje nuk mund t’i lihet rastesise. “Ne ajer mund te ndodhe ndonje problem. Mundohesh ta kalosh gjithcka me qetesi se ka pasagjere qe nuk te kuptojne. Duke u treguar me miresjellje qe t’i ndihmosh, e kalon. Nje here kur udhetoja drejt Frankfurtit hasem ne turbulenca te forta, siguruam gjithcka dhe u ula sepse ishte goxha e forte. Pasagjeret tremben dhe disa prej tyre kaluan ne panik”, thote stjuardesa shqiptare qe shton se dashuria per udhetimet dhe pasioni per punen nuk e eleminojne plotesisht friken.
Top Channel