Pas vdekjes se papritur te anetarit te Boyzone, Stephen Gately, tabloidi “The Sun” zbulon shkaqet.
Sipas gazetes britanike, kengetari nderroi jete pas 8 oreve te shfrenuara te kaluara nen shoqerine e miqve te tij. 33 vjecari ka qene shume i lodhur pas nje nate te tere te kaluar ne nje klub nate ne Majorka bashke me Andy Cowles.
Me ta ka qene edhe nje djale me origjine bollgare. Nderkohe, analizat kane nxjerre se Gately ka konsumuar kokteil me vere te bardhe, ndersa deshmitaret tregojne se 33 vjecari e Andy Cowles me te cilin ishte martuar, e kane tepruar me pijen. Sipas policise, shkak i vdekjes mund te jete bere e vjella e tij ne gjume. Stephen dhe Andy e kaluan naten ne klubin gay “The Black Cat”.
Andy shkoi ne shtrat ne oren 5:30 duke e lene kengetarin te flinte ne divan, ku e gjeti te pajete. Nderkohe, pjesetaret e tjere te grupit Boyzone, Ronan Keating, Keith Duffy, Mikey Graham dhe Shane Lynch kane mberritur ne Majorka.
Top Channel