Optimizmi i BSH, ilaci i ri antikrize

11/10/2009 08:20

Optimizmi duket se eshte linja kryesore e te gjitha deklaratave publike te Bankes se Shqiperise gjate javeve te fundit, si nje mase me te cilen synohet te rritet besimi i shqiptareve dhe rrjedhimisht, edhe rigjallerimi i ekonomise.

Kriza ka kaluar, ka shenja rigjallerimi, besimi eshte rikthyer, ndermjetesimi financiar po zgjerohet! Keto jane disa nga fjalite me te perseritura ne fjalimet e guvernatorit Ardian Fullani, apo zyrtaret e tjere.

Optimizmi i BSH u shtua vecanerisht pas crregullimeve te forta ne tregun e kembimit valutor.

Ky eshte nje ndryshim i konsiderueshem ne qendrimin e BSH perballe krizes, per shkak se per me shume se nje vit, ky institucion ka qene vecanerisht kritik ndaj politikes ekspansioniste fiskale te qeverise, si dhe ka qene ne kundershtim te forte me optimizmin e shprehur nga qeveria “per mungesen e ndikimit nga kriza”.

Optimizmi konsiderohet ne shume vende si nje faktor i rendesishem per te nxitur qytetaret te konsumojne, gje qe sjell edhe rritjen e shitjeve e rritjen ekonomike. Ky argument qe edhe justifikimi i shume zyrtareve te qeverise per deklaratat bombastike per mungese krize gjate te gjithe ketij viti.

Zyrtarisht qeveria shqiptare nuk pranoi kurre se vendi gjendej ne veshtiresi, ndersa kritikoi cdokend qe fliste per pasojat e krizes si “perhapes paniku”. Por se fundmi, qeveria jo vetem qe nuk ka varur turinjte nga kritikat e shpeshta te BSH per shpenzimet e saja paraelektorale, por ka nisur edhe nje fushate lavderimesh per Banken e Shqiperise.

“Une dua t’u shpreh nderimin me te madh Bankes se Shqiperise dhe te gjithe sistemit bankar ne Shqiperi, te cilet ne situata mjaft delikate ia dolen te ruajne stabilitetin, ne nje paskuinte, ne nje simbioze me te gjithe faktoret e rendesishem”, deklaroi Kryeministri Sali Berisha pak jave me pare. 

Top Channel