Franca: Do i rikthejme objektet antike Egjiptit

11/10/2009 16:45

Franca ka vendosur t’i riktheje Egjiptit objektet antike te vjedhura qe me 1980 ne nje nga varret faraonike.

Lajmi njoftohet nga vete presidenti francez Nikolas Sarkozi i cili ka njoftuar homologun egjiptian, Hosni Mubarak se muzeu i Luvrit do t’i riktheje pese objektet antike.

Vendimi i ndermarre nga Franca vjen pas protestes se ministrit te Kultures se Kajros, Faruk Hosni i cili nderpreu marredheniet me muzeun e Luvrit deri ne momentin e rikthimit te objekteve te cilat muzeu i famshem parizien i kishte blere nga grabites varresh antike.

Top Channel