Teksti i historise, akuza per anesi politike

10/10/2009 08:20

Me 21 shtator te ketij viti, emisioni “Fiks Fare” solli para publikut pjese nga teksti i ri i Shqiperise se Popullit Shqiptar 12.

Pasazhet e ketij libri dhe permbajtja e tyre hapen nje debat te gjere ne opinionin publik qe vazhdon edhe sot.

Akuzave te opozites dhe shoqerise civile se teksti u shkrua ne menyre militanteske te tekstit te historise, autoret iu pergjigjen se gjithçka ka qene korrekte.

Ne debat u perfshi edhe Kryeministri, i cili tha se do te rishikohet teksti. Nje dite me pare, ministri i Arsimit u shpreh se do te ngrihet nje komision i posaçem qe do te beje rishikimet e nevojshme.

Kreu XII i tekstit te Historise se Popullit Shqiptar 12 analizon periudhen paskomuniste.

Aty thuhet se zgjedhjet e 31 marsit 1991 u fituan nga PPSH per arsye se partite e reja opozitare nuk ishin organizuar e konsoliduar sa duhet dhe ekzistonte ende frika nga politika dhe nga Sigurimi i Shtetit.

Sakaq, fitoren e demokrateve me 22 mars te vitit 1992, ky tekst e cileson si historike, pasi per here te pare erdhi ne pushtet nje force antikomuniste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA