Ritchie: Jam ende i dashuruar me Madonna-n

09/10/2009 17:55

Guy Ritchie eshte ende i dashuruar me Madonna-n. Divorci i ardhur ne vitin 2009 pas 8 viteve martese me mbretereshen e muzikes pop nuk e ka bere britanikun te harroje kohen e shkuar.

“Dhimbja qe ndien brenda ne shpirt nuk eshte nje iluzion. Une e kam provuar dhe besoj se dashuria qe kam per te do ngelet pergjithmone”, shprehet regjisori ne nje interviste per revisten “Esquire”.

Ai nuk ka kursyer as disa batuta ndaj ish bashkeshortes, por ka vleresuar integritetin e saj profesional. “Madonna te le pershtypjen e nje vajze 23 vjecare te pashkaterrueshme, pasi eshte gjithmone ne maje te vales”, shton Ritchie.

Prej disa muajsh Madonna bashkejeton me te riun 23 vjecar brazilian, Jesus Luz, madje kohet e fundit kane dale zera per nje martese te mundshme edhe pse kengetarja ka mohuar gjithcka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA