Ralph Lauren, fushate me modele super te dobet

09/10/2009 19:50

Fushata me e re e shtepise se modes, Ralph Lauren ka publikuar imazhin e nje femre shume te dobet, gje e cila ka ngjallur reagime te ashpra.

Femra ne fjale ka linjat e nje trupi qe mund te quhet shume i dobet, cka mund ta coje ate ne anoreksi. Filippa Hamilton, e cila eshte shfaqur edhe ne kalendarin Pirelli te vitit 2005 ka ndryshuar teresisht duke humbur shume kilograme dhe duke u shfaqur me nje trup qe mund t’i ngjaje me shume nje 12 vjecareje.

Sipas blogut “Photoshop Disasters” ky nuk eshte thjesht nje montazh. Nderkohe, Ralph Lauren akuzon blogjet “Photoshop Disaster” dhe “Boing Boing” per dhunim te te drejtave te autorit.

Kjo nuk eshte hera e pare qe shtepite e modes dhe mediat shkojne ne gjyq, pasi shpesh here palet akuzojne njera-tjetren per ndryshime te fotografive, duke u dhene imazhe krejtesisht te ndryshuara.  

Top Channel