Meta takon Ina Ramen

09/10/2009 14:20

Nje takim i numrit dy te qeverise Ilir Meta ne zyren e prokurores se Pergjithshme Ina Rama duket se po kthen nje faqe jo te pelqyeshme ne marredheniet mes organit te akuzes dhe qeverise keto vitet e fundit.

Ilir Meta ka dhene ne emer te kabinetit qeveritar mesazhe bashkepunimi me Prokurorine e Pergjithshme, vetem pak kohe kur nje gje tille ishte e pamendueshme dhe paraardhesi i tij Lulzim Basha apo kolegu tjeter i qeverise hynin dhe dilnin nga  dera e prokurorise si te akuzuar per shperdorim detyre.

Kete here permbushja e kushteve per liberalizimin e vizave, ceshtje me te cilen eshte ngarkuar Ilir Meta me vendim qeverie, ka cuar per here te pare numrin dy te qeverise ne zyren e Ina Rames.

“Pata nje takim pune me Ina Ramen ne kuader te koordinimit tone me isntitucionet e pavarura per te permbushur detyrimet per liberalizimin e vizave. Ishte nje frytshem dhe bashkepunues”, u shpreh Meta.

Zoti Meta u pyet nga gazetaret nese kishte biseduar me kryeprokuroren per nje kerkese nga ana e saj per heqjen e imunitetit te ministrit Mediu, por zevendeskryeministrit e trajtoi kete ceshtje ne parim, duke ftuar edhe opoziten te futet ne parlament.

“Per ceshtjen e imuniteteve eshte dhene me kohe pergjigja. Sa here prokuroria te kerkoje imunitetin do kete voten e mazhorances. Per te zgjidhur kete ceshtje ne ftojme opoziten te vije ne kuvend”, tha Meta.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta