Te kercesh cha-cha-cha, tangon e shume ritme te tjera nuk do te thote se duhet te jesh njeri i skenes domosdoshmerisht.

Ne nje klase kercimi, mund te zhvillosh nje hobi e sigurisht te kalosh nje ore te kendshme mes miqsh ose te panjohurish qe ndajne te njejtin interes me ty.

Ana, synon te jete nje regjisore e suksesshme dhe kerkon te plotesoje veten me disa hapa cha-cha-cha. Oret e kercimit nuk i krahason me asnje argetim tjeter.

“Clodhem shume kur vij ketu. Eshte nje vend interesant ku mund te takoj njerez e bashke me ta mund ta kaloj fare mire kohen edhe pa i njohur aspak”, thote Ana.

Pedagogia e kercimit tregon se ne klasen e saj vijne njerez te moshave, gjinive dhe peshave te ndryshime!

Kercimet te vene te gjithe muskujt ne levizje e ne te njejten kohe edhe argetohesh pa mase…praktikoni pak kercim, do te keni ore me te bukura ne vazhdim!

FOTO GALERI
1/4

Top Channel