Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
Zgjohet ne mengjes, pergatit ushqimin dhe behet gati per ne pune. Hekuros bluzen e lare dhe ulet ne karrigen e tij me rrota, ku qendron prej 20 vjetesh pas nje aksidenti fatal qe e privoi nga e ecura.
Hysenaj 57 vjec eshte invalid, por pamundesia per te ecur nuk e mposhti deshiren e ketij njeriu per te jetuar si gjithe te tjeret.
Ne 6 vjet ne emigrim, ky njeri gjeti force te kalonte veshtiresite e jetes se tij.
Hysenaj tregon se si ne perpjekje per te kaluar ne Itali, duke qene jo i mundur plotesisht fizikisht arriti me shpirt nder dhembe te kalonte me not 500 metra distance ne det, pasi ky ishte stacioni i fundit per transportuesit e klandestineve.
Kampioni i sfidave te jetes tregon se si ne vitin 1999 eshte takuar ne Imola me Mikael Shumaker, prej te cilit ka dhurate makinen e tij te pare.
Hysenaj nuk arriti te bente dokumentat e perhershme ne Itali, pasi gjymtimin ne aksident e kishte pesuar ne Shqiperi, ndaj ju desh te kthehej perseri dhe te vijonte jeten plot veshtiresi ne atdhe.
Edhe pse eshte i vetem, Hysenaj del cdo dite ne stacionin e taksive dhe me makinen e tij u sherben njerezve, te cilet e duan dhe i gezohen sherbimit te tij.
Top Channel