BSH: Kriza ka kaluar

09/10/2009 19:50

Indrit Banka, drejtor i departamentit te mbikeqyrjes ne Banken Qendrore, ne nje interviste ekskluzive per Top Channel thote se sistemi bankar vendas i eshte riktheyer treguesve te vitit 2008, shprehje e konfidencialitetit te larte te qytetareve pas krizes financiare te fillimit te vitit.

“Shohim nje tendence ne rritje te depozitave, e theksuar ne sezonin e veres dhe nje rritje te kesaj tendence krahasuar me vitet e meparshme”, ka deklaruar Banka.

Zoti Banka shpjegon edhe se si jane preferencat e qytetareve per monedhen qe zgjedhin kur ata depozitojne para.

“Nese e shtrijme optiken pergjate vitit 2009, pjesa me e madhe e rritjes se depozitave i takon depozitave ne leke. Ndersa ardhja e emigranteve eshte nje ndikim i kuptueshem, kryesisht tek depozitat me valute te huaj”, ka sqaruar Banka.

Megjithese ka nje ngurtesim te bankave per te dhene kredi, Banka Qendrore veren se ky proces jo vetem qe nuk eshte nderprere, por ka tregues te rritjes.

“Kredidhenia ne Shqiperi ka qene shume e larte gjate ketij viti”, ka shtuar Banka.

Top Channel