Banda e Lushnjes, akuza humb deshmitarin kyc

09/10/2009 15:55

Kur kane kaluar dy vjet nga procesi ndaj pjeses se dyte te bandes se Lushnjes, nje memo e avokateve mbrojtes e bere per cdo seance, zbulon se prokuroria ka harruar ceshtjen e Gramoz Selmanit duke e ngaterruar ate nga i akuzuar per vrasje ne ngjarjet e Lushnjes, ne deshmitar.

Gjykata kishte pranuar me pare ta pranonte deshmine e tij, marre ne Greqi, por me zbulimin e fakteve se Selmani ka qene i pandehur, gjykatesit e refuzuan deshmine, duke vene ne veshtiresi prokurorine per vertetimin e akuzave.
 
Ne memon e tyre, avokatet kembengulen se Gramoz Selmani akuzohet per gjashte vrasje dhe ka kontradikta ne pozicionin e tij ne ngjarjet e Lushnjes, madje per te egzistonte mase arresti ne mungese, ndersa nuk ka asnje vendim nga prokuroria e Lushnjes per pushim te hetimeve.

Nuk eshte e qarte se ne c’rrethana Selmani ka dale nga lista e te akuzuarve, por me perjashtimin e tij tashme edhe nga lista e deshmitareve akuza humbi njeriun kyq qe kishte provuar vrasjen e gjashte personave nga banda e Lushnjes.

Madje per te marre deshmine e tij oficeret kishin udhetuar deri ne Athine pasi sjellja e tij ketu i rrezikonte jeten.
Procesi ndaj pjeses se dyte te bandes se Lushnjes vazhdoi te te tjera deshmi te vuiktimave te dhunes se saj. Nje ish- emigrant ne Lushnje tregonte se si ne menyre sistematike kishte rene pre e dhunes dhe grabitjes nga ana e anetareve te kesaj bande.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA