Atdhetaret e historianet kunder qeverise

09/10/2009 15:35

50 shoqata atdhetare i kerkojne parlamentit shqiptar te mos ratifikojne marreveshjen mes qeverise shqiptare dhe asaj greke, per rishikimin e kufirit detar ne jug te Shqiperise.

Sipas kesaj marreveshje Greqia perfiton nga ujerat territoriale shqiptare 354.4 kilometra katror siperfaqe ujore ne detin Jon.

Po keshtu ne hyrje te kanalit verior te Korfuzit, Greqia i merr Shqiperise 2.9 kilometra katror dhe ne shkembin Barketa 1.5 kilometra katror. Sipas ish-kolonel Myslym Pasha, pala shqiptare ka qene totalisht e papergatitur ne neshkrimin e kesaj marreveshje dhe ajo qe eshte me dramatike eshte mungesa e hartes detare.

“Gjiri i Sarandes nuk eshte me i yni, po eshte falur. Ne harten greke thuhet se hapesira eshte e tyre, ndersa Shqiperia nuk ka harte”, shprehet Pasha.

Historiani Pellumb Xhufi thekson se Greqia po realizon te gjitha projektet e saj me Shqiperine, nderkohe qe nuk ka nenshkruar  ende marreveshjen per kufinjte tokesore me Shqiperine.

“Ne kemi patur problemin e ligjit te luftes, kemi problemin e cameve, nderkohe qe Greqia nuk e njeh kufirin tone tokesor, sepse Greqia nuk ka pranuar ende marreveshjen me Shqiperine”, thote Xhufi.

Pare ne kendveshtrimin e specialisteve, Greqia po synon te hyje ne ujerat e kanalit te Otrantos .

“Keto jane veprime diplomatike, gjeo-strategjike, gjeo-ekonomike dhe kete beteje ne e kemi humbur. Sot behet fjale per lufte moderne dhe ka te beje me hapesira ekonomike. Historia do ta tregoje me vone nese kemi patur apo jo te drejte”, thote Pasha.

Historiane dhe perfaqesues te 50 shoqatave atdhetare kerkojne qe kjo marreveshje te studiohet dhe anlizohet mire cfare humbin apo fitojne shtete perkatese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA