Sopoti rikthen dhunen ne futboll

08/10/2009 09:15

Masa te ashpra te FSHF-se deri ne perjashtimin e disa ekipeve duket se nuk kane mjaftuar. Skandali i radhes vjen po nga Kategoria e Pare dhe kete here shkaktari ka qene Sopoti i Librazhdit.

Ndeshja e prapambetur e javes se 6-te ndaj Elbasanit, e zhvilluar dje ne kete qytet, ka degjeneruar ne incidente te dhunshme, te cilat jane bere shkak edhe per nderprerjen perfundimtare te takimit.

Qe ne fillim takimi ka nisur ne nje atmosfere te tensionuar. Tifozeria vendase ka share vazhdimisht ne korr trajneri e Elbasanit, Muharrem Dosti, i cili me pare ka drejtuar edhe ekipin e Sopotit. Lezi kaloi Sopotin ne avantazh ne minuten e 38-te.

Por tensioni me i madh ka ardhur ne momentin e penalltise (Endri Dalipi 32’) se golit te barazimit 1-1, pasi Elbasani pretendonte se edhe lojtari qe e kishte shkaktuar nderhyrjen e ashper, duhej te dilet me karton te kuq. Ne pjesen e mbetur ndeshja eshte nderprere disa here nga pese minuta.

Por rreth minutes se 70-te situata ka dale jashte kontrollit. Shkak per kete eshte bere nje nderhyrje e ashper e kapitenit te Sopotit, Shkelqim Hajdari, i cili u ndeshkua me karton te kuq.

Ne kete moment, Hajdari i eshte versulur gjyqtarit, duke e gjuajtur me shkelma dhe grushte. Atij i eshte bashkuar edhe nje grup lojtaresh vendas.

Ndersa mesohet se ka munguar nderhyrja e policise. Situata e tensionuar ka qene edhe mes tifozerive, te cilat jane goditur me gure. Hera-heres ne shenjester kane qene edhe futbollistet ne fushe. Tensioni i jashtezakonshem ka çuar ne nderprerjen e ndeshjes, pasi ne konsultat e paleve me treshen e gjyqtareve u vendos te mos vazhdohej me. Pas nderhyrjeve te drejtuesve lokale, 17 minuta me vone u vendos qe te luhej te pakten vetem per publik.

Incidentet vazhdonin ende, ndersa elbasanasit e frikesuar ishin inekzistente ne fushe. Vendasit shenuan golin e 2-1 ne minuten e 74 me Zylyftarin. Por kur duheshin edhe 10 minuta ka nderhyre gjyqtari per ta nderprere ndeshjen, e cila ishte e pamundur te vazhdonte. Nga goditjet me gure kane mbetur te plagosur disa tifoze, me te cileve edhe trajneri i te rinjve te Elbasanit, Shkelqim Bishanaku, ndersa jane shoqeruar ne polici tre persona. Per fat te keq ne fushe nuk kishte asnje kamera. Pas ketij skandali, Elbasani kerkon tri piket ne tavoline.

Top Channel