
Indeksi i cmimeve te konsumit eshte ulur serish ne shtator krahasuar me muajin gusht.
Instituti Kombetar i Statistikave njoftoi se muajin e kaluar inflacioni u ul ne 2 per qind, niveli me i ulet i 5 muajve te fundit.
Por edhe pse ne total indeksi i cmimeve eshte i ulet, nje nga zerat me te rendesishem te tij, ai i ushqimeve vazhdon te shenoje norma mjaft te larta.
Sipas te dhenave te INSTAT, cmimet e ushqimeve dhe pijeve alkolike ishin ne shtator 5.1 per qind me te larta se nje vit me pare, nje nga rritjet me te forta te viteve te fundit, madje me e madhe edhe se ajo e vitit te kaluar kur bota u perball me krizen e cmimeve te ushqimeve.
Vetem brenda shtatorit, cmimet e ushqimeve u rriten sipas INSTAT me 1.7 per qind ku rritja me e madhe me rreth 6.9 per qind verehet ne nengrupin zarzavateve.
Te dhenat e INSTAT tregojne se gjate muajit te kaluar rritje ccmimesh ka patur edhe ne zerat e tjere te shpenzimeve te konsumit si veshjet me 0.3 per qind, transporti me 0.9 per qind dhe pijet alkolike me 0.6 per qind.
Top Channel