
Partite qe mbeten ne opozite pavaresisht kahut te atyre te majte apo te djathte, vendosin te mbeshtesin protesten e lajmeruar nga Partia Socialiste, te shtunen. (UPDATE)
Ne mesditen e se enjtes ne nje nga ambientet luksoze ne kryeqytet, kryetari i opozites Edi Rama ia arriti te grumbulloje rreth vetes 7 drejtues te partive te majta dhe te djathta, si dhe drejtues te sindikatave.
Opozitaret do t’i bashkojne radhet e tyre, perfshire dhe te djathtet Ngjelen, Shehin, Ndoken si dhe Legisin dhe Mucin, te larguar nga LSI, perballe godines qeveritare, nen moton demokracia ne rrezik.
Ky bashkim idesh dhe qellimesh, ka lidhje me kerkesen e opozites per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit.
“Ne jemi te vendosur te jetojme ne nje vend europian, i cili as nuk mund te merret peng dhe as nuk mund te kthehet ne prone e atij qe qeveris”, thote Rama.
Per avokat Ngjelen ky eshte vetem fillimi i protestave mbarepopullore, te cilat sipas tij duhet te artikulojne edhe doreheqjen e qeverise.
“Edhe ne te spektrit te djathte i japim mbeshtetjen dy pikave esenciale te kohes, bojkotit dhe protestes. Sot kur ka marre fund gjithcka, kjo eshte zgjidhja e vetme”, u shpreh Ngjela.
Nje prej te larguarve nga LSI, socialisti i oreve te para te themelimit te se majtes Ndre Legisi thote se perfaqeson socialistet e zhgenjyer nga bashkimi i votave te Ilir Metes me Berishen.
Kryetari i PS-se, Edi Rama me mbajtjen e ketij takimi por dhe me marrjen e mbeshtetjes se partive te majta dhe te djathta per protesatat popullore duket se ja ka dale mbane te realizoje edhe permbushjen nje prej tezaeve kryesore te tij, jo rralle here dhe te kritikuara, ‘pertej se majtes dhe se djathtes’.
Top Channel