
Ne vijim te fjales se tij ne Top Story kreu i Partise Socialiste, Edi Rama shprehet se eshte kunder pjesemarrjes ne zgjedhjet e pjesshme per pushtetin vendor por gjithesesi ky vendim do te merret nga Ansambleja e Pergjithshme e partise.
“Vendimin per pjesemarrjen ne zgjedhjet e pjesshme per pushtetin vendor do ta marre Ansambleja e Pergjithshme e PS, por une personalisht jam kunder dhe do ti propozoj Ansamblese qe Partia Socialiste te mos marre pjese, sepse jemi te vendosur te clirojme zgjedhjet ne Shqiperi nga kthetrat e shtetit te bere njesh me pushtetitn”, u shpreh Rama.
Me tej kreu i Selise Roze shprehu vendosmerine e tij dhe te Partise Socialiste per te vazhduar me serine e protestave kunder nje pushteti qe sipas tij “po behet i pazevendesueshem me ane te votes se lire”.
“Kush mendon qe nje proteste apo nje seri protestash jane gjithcka gabon ne jemi te vendosur ne nismen tone dhe une do ta udheheq me vendosmeri te hekurt kete nisme. Hap pas hapi ne do te pershkallezojme refuzimin tone ndaj nje skeme qe po zevendeson demokracine normale ne Shqiperi dhe refuzimin ndaj nje pushteti qe po behet i pazevendesueshem me ane te votes se lire”, tha Rama.
Top Channel