
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, kritikoi dje Presidentin Bamir Topi, duke konstatuar se ai ende nuk i ka kthyer nje pergjigje letres se derguar nga opozita per ate çka cilesohet “krimi elektoral i 28 qershorit”.
Sipas tij, Presidenti Topi ende nuk i ka dhene pergjigje dhe nuk ka reaguar ndaj nje letre drejtuar ne adrese te tij ku jane ngritur shqetesimet per kthimin e burgjeve ne seksione te fushates elektorale te PD, dhe lirimin e nje sere njerezish te rrezikshmerise se larte ne kete kohe.
“Kete presim nga Presidenti dhe shpresojme ne nje pergjigje”, u shpreh kryetari i PS-se, Edi Rama.
Duke komentuar deklaraten e kreut te KQZ-se, Arben Ristani, se ky institucion do te djege fletet e votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit per te boshatisur kutite, lideri i opozites gjeti rastin t’i beje nje tjeter apel Kryeministrit qe te mos e beje kete provokim.
“Se pari, ky eshte nje provokim i hapur dhe rendim i bazes qe rendon me tej dhe me shume Sali Berishen. Se dyti, çeshtja e kutive eshte e domosdoshme se Sali Berisha duhet te kuptoje se do te jete e keqja e tij nese do te preken kutite, pasi ato jane objekti i prekshem i transparences tone. Une nuk e uroj kete per askend dhe per vete Sali Berishen”, nenvizoi Rama.
Top Channel