Pinari si Mediu: Mina me sahat ne Gerdec

08/10/2009 09:25

Ish-drejtori i kompanise MEICO, Ylli Pinari, i arrestuar dhe i marre i pandehur per tragjedine e Gerdecit, sulmon ashper prokurorine.

Ne “tempullin” e drejtesise, Pinari deklaron se organi i akuzes nuk ka verifikuar dhe hetuar nje informacion qe bente fjale se shperthimi ne punishten e demontimit te municioneve ne Gerdec ka ardhur si pasoje e minave me sahat.

Avokati i Pinarit deklaroi dje ne sallen e gjyqit se prokuroria nuk ka ndermarre asnje hetim ne lidhje me kete dokument, i cili eshte servirur nga ministri i Brendshem.

Avokati vazhdoi ne deklaraten e tij, se prokuroria duhet ta merrte ne konsiderate kete dokument, i bere publik edhe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe te merrte ne pyetje personat qe permendeshin.

Top Channel