NATO, Rasmussen leter urimi per Meten

08/10/2009 08:15

Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, mori dje nje mesazh nga sekretari i pergjithshem i NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen.

“Deshiroj t’ju pergezoj per emerimin tuaj ne postin e zv.kryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme te Shqiperise”, shkruan Rasmussen.

Sipas tij, Shqiperia ka kontribuar per sigurine dhe stabilitetin ne Ballkan dhe ne operacionet e NATO-s, qe para anetaresimit te saj te plote ne Aleance, kontribut qe eshte deshmi e qarte e zgjedhjes se rendesishme te popullit shqiptar per t’u bere pjese e komunitetit te kombeve demokratike te zones se Atlantikut te Veriut ne perpjekjet e tij per siguri.

Ai shprehu bindjen se ky perkushtim do te vije vetem duke u forcuar, sidomos tani qe Aleanca mbetet fortesisht e perkushtuar ndaj Afganistanit dhe ndersa ne te njejten kohe po kalon permes nje transformimi te rendesishem.

“Kjo pune perfshin edhe zhvillimin e nje koncepti strategjik te ri deri ne Samitin e ardhshem te NATO-s ne vjeshten e vitit 2010. Ky proces do te jete nje proces perfshires politikeberjeje, qe do te perfshije te gjithe aleatet dhe jam i sigurt se Shqiperia do te marre pjese ne detyrimet e caktuara”, theksoi Rasmussen

Top Channel