
Ervin Skela, kandidati per mesfushen e skuadres se Bundesliga 2, Mynih 1860, dhe Kombetarja kuqezi do te ndeshen te shtunen ne nje ndeshje miqesore me Greuther Furth ne nje sfide miqesore ne stadiumin “Playmobil”.
Ne tribunen kryesore mund te jene te ulur shume zoterinj me bllokun e tyre te shenimeve. Pra, jo vetem drejtori sportiv i Mynih 1860, Miki Steviç, deshiron ta shohe Skelen.
Edhe trajneri Evald Linen e ka regjistruar kete eveniment ne kalendarin e tij. “Mundet te udhetoj te shtunen drejt Furthit”, tha Linen te merkuren.
Fantazisti 32-vjeçar mund te jete ideal per mesfushen me probleme te Mynih 1860. Vendimtare per Skelen do te jene paraqitjet ne miqesoren me Furthin dhe ndeshja eliminatore me Suedine (te merkuren). Kete e thekson edhe menaxheri i tij, Bernd Kullman.
“Kam folur serish me Mynih 1860 ne lidhje me Skelen. Tani ata deshirojne ta vezhgojne. Nese ai do te lere nje pershtypje te mire, pasi eshte ne forme, atehere mund te kete shanse te arrihet marreveshja”. Tashme gjithçka i mbetet vete Skeles ne dore. Mesfushori shqiptar ka mbetur pa skuader qe nga koha kur ish-skuadra me te cilen militoi sezonin e kaluar, ra nga Bundesliga I.
Menjehere pas kesaj, ne muajin qershor Skela prishi kontraten, e cila ishte e vlefshme vetem per ligen e pare gjermane. Por gjate merkatos se veres, ai nuk mundi te gjente nje skuader, pasi ofertat e marra nuk kenaqnin kerkesat e tij ekonomike. Keshtu qe Skela ka qene i detyruar te prese deri tani, por per te mos humbur formen fizike, vlonjati i kuqezinjve eshte stervitur ne radhet e ekipit te dyte te Bajer Leverkusen.
Top Channel