Idrizi: Pronat dhe ceshtja came te panegociueshme

08/10/2009 01:15

Ne vijim te fjales se tij ne Top Show, kreu i PDU-se, Shpetim Idrizi deklaroi se partia qe ai drejton do te behet pjese e atij spektri politik qe i garanton zbatimin dhe futjen e pikave kyce te programit te partise se tij ne programin qeverises.

“Do te fillojme procesin e takimet me spektrin politik shqiptar dhe do behemi pjese e asaj marredhenie politike qe pikat e rendesishme te programit tone i ben pjese te rendesishme te programit qeverises. Cdo parti e cila pranon qe te bashkepunoje me ne dhe te angazhohet per zgjidhjen e ceshtjes came dhe per ceshtjen e pronave, qe per ne jane te panegociueshme, nese na garantohen jemi gati te ofrojme dy votat qe kemi ne parlament”, deklaroi Idrizi.

Ne lidhje me zgjedhjet e 28 qershorti kreu i PDU-se tha se ato ishin perparimtare ne krahasim me zgjedhjet e vitit 2005 dhe se i gjithe ngerci qendronte tek vonesat ne procesin e numerimit te cilat sollen edhe vonesat ne shpalljen e rezultateve.

Ndersa duke folur per sfidat elektorale te se ardhmes dhe konkretisht per zgjedhjet per pushtetin vendor te vitit 2011, Shpetim Idrizi u shpreh se partia qe ai drejton do te kete nje shtrirje ne te gjithe territorin e vendit dhe se pretendojne nje rezultat te shkelqyeshem.

“Jemi parti elektorale, edhe ne organizim jemi te tille duke patur parasysh qarqet dhe rrethet. Po organizohemi per zgjedhjet vendore dhe mekanizmi elektoral do beje qe te shtrihemi ne te gjithe territorin dhe mendoj qe do kemi nje rezultat te shkelqyeshem”, perfundoi fjalen e tij ne Top Show kryetari i partise me te re ne spektrin politik shqiptar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta