
Nuk ka shenuar, por ka qene mes lojtareve qe jane paraqitur me mire ne takimet e fundit te Kombetares.
Nga grumbullimi ne Frankfurt te Gjermanise, Hamdi Salihi flet per sfiden e 14 tetorit, ku perfaqesuesja shqiptare luan me Suedine.
Sulmuesi thekson se edhe ne kete takim, kuqezinjte do te futen ne fushe me synimin per te marre rezultat pozitiv.
“Suedia eshte ende ne valle per t’u kualifikuar dhe i nevojitet fitorja perballe Shqiperise, per te shpresuar deri ne fund klasifikimin si e para ne grup”, deklaroi shkodrani.
“Por, edhe ne kemi objektivat tane. Do te bejme me te miren qe te mos dalim te humbur nga fusha. Shpresoj qe te marrim nje pike, pasi ajo eshte shume e nevojshme per renditjen kontinentale. Nje rezultat pozitiv na ndihmon ne eliminatoret e ardhshme, ku ne shortin per Euro 2012 mund te jemi nje vazo me lart”.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Josip Kuzhe, ndodhet ne vazon numer 4 per shortin e Kampionatit Europian, ndersa rreziku kryesor vjen nga Qipro. Nje tjeter rezultat pozitiv si ai me Danimarken, kryesuese te Grupit 1, eshte edhe kushti i percaktuar nga FSHF.
Renditja e UEFA-s eshte mjaft e rendesishme, sepse ne kete menyre perfaqesuesja jone mund te kete dy kundershtare me te dobet se vetja ne grupin per aktivitetin kontinental.
Salihi ka folur edhe per javet e para te aventures me Rapidin e Vjenes, e cila ka filluar ne menyren me te mire te mundshme.
25-vjeçari ka realizuar 4 gola ne tri ndeshjet te kampionatit austriak me fanellen e klubit legjendar, ndersa ka realizuar edhe nje gol ne Kupe. Sulmuesi shkodran konfirmoi se nje start te tille nuk e kishte pritur as vete.
“Nuk e kisha menduar asnjehere se do ta nisja kaq mire aventuren me Rapidin. E kisha te qarte se me nje skuader te tille, sulmuesit e kane me te thjeshte se te Riedi qe te luajne mire dhe te shenojne, shtoi Salihi ne intervisten per ‘Express’. Shpresoj te vazhdoj ne kete rruge. E rendesishme eshte qe te jap 100 per qind ne stervitje, per te fituar besimin e stafit teknik dhe te me jepet shansi per te luajtur. Me pas kur futem ne loje, gjithmone jap me te miren dhe kerkoj gjithmone te shenoj”.
Me klubin vjenez, Salihi ka debutuar edhe ne kupat e Europes, edhe pse ka luajtur vetem si zevendesues. Me 4 pike ne dy ndeshjet e para te Europa League, Rapidi kryeson Grupin C. Pas austriakeve vijne Hamburgu dhe Hapoel Tel-Aviv dhe Selltik.
“Objektivi ne kete aktivitet eshte qe te kalojme fazen e grupeve, me pas te shohim se çfare do te ndodhe. Ne kampionat aktualisht renditemi te tretet dhe objektivi i Rapidit eshte gjithmone qe te luftoje per titullin kampion”, perfundoi Salihi.
Top Channel