“Gerdeci”, familjaret: Te rinise gjyqi ndaj Mediut
08/10/2009 10:25
Familjaret e viktimave te tragjedise se Gerdecit depozitojne kallezim penal ne Prokurorine e Pergjithshme ndaj ministrit te Mjedisit, Fatmir Mediu.
Kallezimi eshte firmosur nga 21 perfaqesues te familjareve, ne shenje reagimi pas pushimit te ceshtjes nga Gjykata e Larte.
Familjaret kerkojne serish heqjen e imunitetit te Mediut, i rizgjedhur deputet ne legjislativin e ri dhe minister ne qeverine e re.
Padia eshte dorezuar nga Zamira Durda, nena e Edisonit, nje prej 26 viktimave te tragjedise.
Top Channel