
Shoqerite e karburanteve qe tregtojne me pakice kane afat deri me 15 tetor per te lidhur kontratat me nje nga pese shoqerite e autorizuara per vendosjen e kasave fiskale.
Afati eshte vendosur nga Ministria e Financave, por gjasat jane qe te mos zbatohet. Tregu i karburanteve ne vend operon ne kushte pjeserisht informale dhe te paorganizuar.
Shoqerite e autorizuara nga Ministria e Financave per vendosjen e pajisjeve fiskale ankohen per mungesen e informacionit qe kane disa shoqeri karburanti sa i takon detyrimit per t’u pajisur me kasa.
Nga vezhgimi i bere ne treg, rezulton se ka shume probleme me pompat e karburantit, te cilat jane te vjetra dhe nuk e njohin modelin e kases.
“Te pakten 80 per qind e tregut punon ne menyre te çrregullt. Pikat e vogla, qe nuk jane marke, kane nje numer te larte prezence ne treg dhe operojne ne kushte minimale rregulli. Makinerite e tyre nuk jane te standardizuara, ndersa pompat kane kode qe nuk perputhen me deklaratat ne dogana ose me certifikimin e lejuar nga BE. Ne keto kushte, shume pika karburanti nuk kane ndermend t’i nderrojne pajisjet per shkak te kostos, e per pasoje vendosjen e kases fiskale e shikojne si diçka te pakuptimte”, pohon njeri nga distributoret e pajisjeve fiskale.
Top Channel