Berisha: Kosova, ne rrugen e duhur

08/10/2009 15:20

Kryeministri Sali Berisha ia kushtoi pjesen publike te mbledhjes se qeverise vizites se tij dyditore ne Kosove.

Ajo qe ia vlen te vecohet per kryeministrin Berisha, eshte se Kosova ne 20 muaj po ecen me ritme te sigurta drejt konsolidimit si shtet i pavarur, duke u siguruar minoriteteve standartet me te gjera per ushtrimin e te drejtave te tyre.

Si problem kryesor, zoti Berisha paraqiti ceshtjen e Mitrovices se Veriut, te cilen e ka diskutuar jo vetem me autoritetet me te larta vendase, por edhe me perfaqesuesit e KFOR-it dhe Bashkimit Europian ne Prishtine.

Gjate vizites dy ditore ne Kosove, e para pas shpalljes se pavaresise, kryeministri Berisha vleresoi me shume rendesi firmosjen e marrveshjeve me qeverine e Kosoves, mes te tjerave per levizjen e lire te mallrave dhe njerezve, dhenien e portit te Shengjinit per perdorim nga qeveria e Kosoves, si dhe angazhimin per ndertimin e hekurudhes qe lidh dy vendet.

Ashtu si ne Prishtine, Prekaz dhe Prizren, Kryeministri Berisha, perseriti edhe ne mbledhjen e qeverise tezen e bashkimit kombetar nen flamurin e Bashkimit Europian.  

Top Channel